Tiranë,10 tetor 2022.

Në mbledhjen I që zhvilloi Këshilli Drejtues i Dhomës zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme e 24 shtatorit 2022 u morën vendime të rëndësishme.
7 anëtarët e Këshillit Drejtues zgjodhën mes tyre kryetarin e këshillit, z. Alban Ruli.
Për të zbatuar parashikimet e urdhrit nr. 406, datë 24.8.2022 të ministrit të Drejtësisë ata morën një vendim të rëndësishëm; miratuan një njoftim – thirrje për shprehje interesi për organizimin e provimit të kualifikimit të përmbaruesve gjyqësorë privat dhe hyrjen në provimin e pranimit në trajnimin fillestar.
Anëtarët e Këshillit vendosën dhe zgjodhën me votim unanim edhe 2 anëtarë të Dhomës që do ta përfaqësojnë atë në Komisionin e Kualifikimit për organizimin e provimit të pranimit në trajnimin fillestar. Ata do të jenë, z. Alban Ruli dhe z. Fabio Isufaj.
Anëtarët e Këshillit Drejtues, vendosën të njoftojnë anëtarësinë për kryerjen e trajnimit vazhdues të përmbaruesve për vitit 2022, përkatësisht në datat 26, 27 dhe 28 tetor 2022 në Tiranë, aktivitet 3-ditor, që do të mbahet pranë “Sheraton Hotel-Resort”.

Klikoni në link për vendimet:

Vendim për zgjedhjen e Kryetarit

Vendim për thirrjen

Vendim Komisioni