Me 10 tetor 2022, në selinë e DHKPGJP-së, kandidatët e shpallur fitues për pozicionet e organeve drejtuese të Dhomës, që dolën nga Asambleja e Përgjithshme e 24 shtatorit 2022, u konsituuan dhe morën detyrat përkatëse, në një ceremoni të thjeshtë mes kolegësh.
Përfaqësuesit e zgjedhur për organet e reja drejtuese të Dhomës, në prezencë të kryetarit të Dhomës, z.Tedi Malaveci, u angazhuan për ushtrimin e përgjegjësisë dhe vazhdimin e mëtejshëm të funksionimit normal të veprimtarisë së Dhomës, në interes të të gjithë anëtarësisë dhe profesionit të përmbaruesit gjyqësor privat.
Në datë 10.10.2022 , morën detyrën 7 anëtarët e Këshillit Drejtues: z. Admir Beqiri (anëtar), z.Alban Ruli (anëtar), z.Bislim Sinaj (anëtar), z.Fabio Isufaj (anëtar), z.Ilia Elezi (anëtar), z.Ilir Dervishaj (anëtar) dhe znj.Najada Beqaraj (anëtare);
Nënkryetari i Dhomës z. Besmir Kodra dhe Sekretari i Përgjithshëm znj. Jonida Ujkashi.
