Këshilli Drejtues i Dhomës, i mbledhur nё 17.08.2026, pёrveҫ tё tjerave, vendosi qё tё thirret Asambleja e Përgjithshme e DHKPGJP.
Bazuar nё vendimmarrjen dhe procedurёn e njёjtё, me atё tё vitit 2018 dhe vitit 2022, si dhe në respektim harmonik të Statutit të Dhomës, rregullores së mbledhjeve të Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë dhe ligjit nr. 26/2019 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, Këshilli Drejtues vendosi në unanimitet:
– të thërrasë mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të DHKPGJP-së në datën 24.9.2026, për kryerjen e procesit të zgjedhjes së organeve drejtuese të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë për mandatin 2026-2030”.
Sa më sipër, në cilësinë e kryetarit të Dhomës, bazuar në vendimmarrjen e Kёshillit Drejtues, “Statutin e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë”, si dhe në “Rregulloren e mbledhjeve të Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë”,
NJOFTOJ:
Thirrjen e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë.
Mbledhja do të zhvillohet ditën e enjte, më datë 24.09.2026, ora 12:00, në Sallën e Konferencave të Ministrisë së Drejtësisë.
Mbledhja e Asamblesё sё Pёrgjithshme do tё ketё këtë rend dite:
– Kryerja e procesit të zgjedhjes së kryetarit tё Dhomёs, nënkryetarit të Dhomës, 7 (shtatё) anёtarёve tё Kёshillit Drejtues tё Dhomёs dhe sekretarit të Përgjithshëm tё saj pёr mandatin 2026-2030.
Ky njoftim publikohet në faqen zyrtare të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë.
Stafi administrativ i Dhomës të marrë masat e duhura pёr publikimin e njoftimit, njoftimin e anëtarësisë, njoftimin e Ministrisё sё Drejtёsisё dhe mbarëvajtjen e procesit përgatitor të zhvillimit të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të Ministrisë së Drejtësisë.
KRYETARI I DHOMËS
TEDI MALAVECI