R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë

 DHOMA KOMBËTARE E PËRMBARUESVE GJYQËSORË PRIVATË

 

NJOFTIM

PËR DATËN, VENDIN DHE ORËN E ZHVILLIMIT TË PROVIMIT TË PRANIMIT NË TRAJNIMIN FILLESTAR

 

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë njofton se, Provimi i Pranimit në Programin e Trajnimit Fillestar pranë Qendrës Kombëtare të Trajnimit të Përmbaruesve, do të zhvillohet në:

Pyetjet e provimit të pranimit në formimin fillestar do të bazohen në përmbajtjen e programit të detyrueshëm të trajnimit fillestar mbi tematika dhe aspekte bazike që përfshijnë:

Kodin Civil; Kodin e Procedurës Civile; Të drejtën private; Legjislacionit për shërbimin përmbarimor gjyqësor; Aspekte të veçanta të së drejtës publike dhe etikën profesionale.

Hyrja për në ambientet e brendshme për zhvillimin e provimit të pranimit do bëhet 30 minuta përpara orarit të njoftuar për zhvillimin e provimit. Ndaj të interesuarit e kualifikuar për të marrë pjesë në provim, duhet të paraqiten në ditën e provimit, në ambientin e caktuar për zhvillimin e tij, të pajisur me mjet identifikimi personal të vlefshëm, që në orën 17:00.

Kandidatët që nuk paraqiten në orarin e kërkuar dhe nuk kanë mjet identifikimi të vlefshëm, përjashtohen nga e drejta për të marrë pjesë në provim.

Ftohen të gjithë kandidatët e kualifikuar për të marrë pjesë në provim, të njihen paraprakisht me rregullat e detajuara për zhvillimin e provimit të pranimit, sipas përcaktimeve të urdhrit nr. 364, datë 31.5.2021 të ministrit të Drejtësisë “Për miratimin e “Programit të detyrueshëm për trajnimin fillestar”, publikuar edhe në fletoren zyrtare.

Ky njoftim publikohet në faqen zyrtare të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë dhe të Ministrisë së Drejtësisë, sipas përcaktimeve ligjore.