{"id":216,"date":"2022-02-14T19:22:00","date_gmt":"2022-02-14T19:22:00","guid":{"rendered":"http:\/\/38.242.238.213\/?p=216"},"modified":"2022-10-05T19:34:21","modified_gmt":"2022-10-05T19:34:21","slug":"fatet-e-mijera-shqiptareve-mbyllur-ne-kutine-postare-nr-7469-akuze-publike-per-lejimin-e-mashtrimit-publik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/dhkpgjp.al\/index.php\/2022\/02\/14\/fatet-e-mijera-shqiptareve-mbyllur-ne-kutine-postare-nr-7469-akuze-publike-per-lejimin-e-mashtrimit-publik\/","title":{"rendered":"FATET E MIJ\u00cbRA SHQIPTAR\u00cbVE MBYLLUR N\u00cb KUTIN\u00cb POSTARE NR. 7469. AKUZ\u00cb PUBLIKE P\u00cbR LEJIMIN E MASHTRIMIT PUBLIK"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery has-nested-images columns-default is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\">\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"828\" height=\"388\" data-id=\"218\" src=\"http:\/\/38.242.238.213\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/WhatsApp-Image-2022-02-17-at-12.04.56.jpeg\" alt=\"\" class=\"wp-image-218\"\/><\/figure>\n<\/figure>\n\n\n\n<p>Dhoma e P\u00ebrmbaruesve u p\u00ebrpoq disa her\u00eb publikisht dhe institucionalisht t\u00eb v\u00ebmend\u00ebsoj\u00eb institucionet shtet\u00ebrore dhe ato ligjzbatuese n\u00eb vend p\u00ebr ndalimin e fenomenit \u201cMbledhja e borxheve n\u00ebp\u00ebrmjet mashtrimit dhe shantazhit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 mediave dhe qytetar\u00ebve, asnj\u00eb organ publik shtet\u00ebror nuk l\u00ebvizi vendit p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar apo lexuar Thirrjet tona. As Guvernatori i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, as Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, as Presidenti i Republik\u00ebs dhe as Policia bashk\u00eb me Prokurorin\u00eb e Shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Me mij\u00ebra qytetar\u00eb u mashtruan dhe u dhunuan shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb k\u00ebta muajt e fundit. Individ\u00eb dhe familje t\u00eb t\u00ebra shqiptare kan\u00eb kaluar deri n\u00eb trauma psikologjike kur u \u00ebsht\u00eb bllokuar \u00e7do mjet jetese, paga mujore dhe \u00e7do pasuri e mundshme prej mashtruesve publik\u00eb. Shum\u00eb individ\u00eb jan\u00eb dor\u00ebzuar tek k\u00ebta mashtrues t\u00eb pashpirt, sepse shteti nuk l\u00ebvizi!<\/p>\n\n\n\n<p>Shum\u00eb familje jan\u00eb detyruar t\u00eb marrin kredi t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar lakun e shtr\u00ebnguar p\u00ebr larjen e kredive\/borxheve t\u00eb vjetra.<\/p>\n\n\n\n<p>Skema e mashtrimit funksionon ende perfekt: Nj\u00eb shoq\u00ebri mikrofinanciare blen nga bankat e nivelit II borxhin\/kredin\u00eb e marr\u00eb n\u00eb 2006, 2007, 2008 apo 2009 nga nj\u00eb shqiptar i thjesht\u00eb dhe pasi e k\u00ebrkon disafish me shantazh, e vendos at\u00eb mes dy zgjedhjeve t\u00eb detyruara: O t\u00eb paguaj\u00eb disafishin e borxhit t\u00eb vjet\u00ebr, ose t\u00eb marr\u00eb kredi t\u00eb re dhe t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb borxhli modern t\u00eb viteve 2019, 2020, 2021 apo 2022!<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb skem\u00eb mashtrimi perfekte q\u00eb nuk po preket e ndalohet nga askush, pavar\u00ebsisht demaskimeve mediatike, thirrjeve publike, ankesave apo historive t\u00eb dhimbshme t\u00eb dhjet\u00ebra-qindra qytetar\u00ebve, pavar\u00ebsisht \u201chetimeve intensive\u201d t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Shtetit; pa\u00e7ka se qeveria dhe Presidenti e din\u00eb fort mir\u00eb se \u00e7\u2019po ndodh; pa\u00e7ka se Guvernatori i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb mbik\u00ebqyr\u00ebsi direkt i k\u00ebsaj skeme!<\/p>\n\n\n\n<p>Mashtrimi po kthehet n\u00eb \u201cbumerang\u201d p\u00ebr vet\u00eb sistemin bankar dhe rrezikon t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb gjith\u00eb sistemin shoq\u00ebror n\u00eb vend. Bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb nuk kan\u00eb m\u00eb mund\u00ebsi praktike t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb mij\u00ebra sekuestrimet q\u00eb dalin nga Kutia Postare me Nr. 7469.<\/p>\n\n\n\n<p>Banka \u201cOTP Albania\u201d konfirmon shifr\u00ebn 4060 sekuestrime llogarish page familjar\u00ebsh shqiptar\u00eb vet\u00ebm dy muajt e fundit. Zyrat e kadastrave dhe DRSHTRR-t\u00eb (automjetet) n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin jan\u00eb prekur nga mij\u00ebra shkresat q\u00eb dalin nga Kutia Postare Nr. 7469. Me qindra shkresa t\u00eb tjera \u201cP\u00ebr ekzekutimin vullnetar t\u00eb detyrimit\u201d u jan\u00eb njoftuar n\u00eb qendrat e pun\u00ebs qytetar\u00ebve nga kutia me numrin fam\u00ebkeq 7469.<\/p>\n\n\n\n<p>Mund t\u00eb jen\u00eb 10 mij\u00eb, 30 mij\u00eb apo 100 mij\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb prekur nga marifeti me kuti postare. Sot nga bankat konfirmohet shifra 4060 llogari bankare t\u00eb sekuestruara q\u00eb mbajn\u00eb adres\u00ebn: Kutia Postare Nr. 7469.<\/p>\n\n\n\n<p>Posta Shqiptare informon se Kutia Postare Nr. 7469 Tiran\u00eb i p\u00ebrket subjektit \u201cAlbanian Debt Consulting Agency\u201d sh.p.k, shkurt ADCA dhe marrja apo dor\u00ebzimi i objekteve postare n\u00ebnshkruhen nga nj\u00eb person i autorizuar q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbarues. Ai \u00ebsht\u00eb shtetasi G. K., punonj\u00ebs i \u201cMicro Credit Albania\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>ADCA dhe MCA, n\u00ebp\u00ebrmjet Kutis\u00eb Postare Nr. 7469, mashtrojn\u00eb me mij\u00ebra shqiptar\u00eb \u201cN\u00eb em\u00ebr t\u00eb P\u00ebrmbarimit\u201d. Nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr Hetim, por vet\u00ebm p\u00ebr Ndalim!<\/p>\n\n\n\n<p>Kutia Postare Nr. 7469 \u00ebsht\u00eb simboli i adres\u00ebs s\u00eb mashtrimit publik, ashtu si MCA dhe ADCA funksionojn\u00eb pa asnj\u00eb logo zyrash, n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb pallateve \u201cUsluga\u201d, ironikisht apo q\u00ebllimisht vet\u00ebm 100 metra nga godina e SPAK-ut dhe GJPKKK-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Sheshpushimi n\u00eb mes t\u00eb pallateve \u201cUsluga\u201d \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb makthin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb dhjet\u00ebra, qindra qytetar\u00ebve q\u00eb dhunohen e posht\u00ebrohen sistematikisht n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201cKredis\u00eb\u201d, \u201cP\u00ebrmbarimit\u201d apo \u201cBorxhit\u201d t\u00eb pakthyer.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fakt, borxhet jan\u00eb nj\u00eb skem\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb mashtrimi dhe riciklimi i mij\u00ebra \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb vjetra bankare dhe p\u00ebrmbarimore, q\u00eb jan\u00eb l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb kontrollit shtet\u00ebror dhe m\u00eb r\u00ebnd\u00eb se kaq, jasht\u00eb mbik\u00ebqyrjes bankare q\u00eb b\u00ebn BSH.<\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria \u00ebsht\u00eb njoftuar disa her\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mashtrim publik dhe nuk vepron. Prokuroria ka dy vite q\u00eb heton, por nuk arrin t\u00eb gjej\u00eb asnj\u00eb fajtor.<\/p>\n\n\n\n<p>Guvernatori i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka autor\u00ebsin\u00eb e licencimit t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb \u201cbarakave financiare\u201d n\u00eb vend, p\u00ebrfshir\u00eb mashtruesit publik\u00eb q\u00eb p\u00ebrdorin Kutin\u00eb Postare Nr. 7469 dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, as nuk flet dhe as mbik\u00ebqyr dot.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa, Presidenti me nj\u00eb akt t\u00eb pashembullt \u201cdashurie\u201d p\u00ebr Kushtetut\u00ebn, pik\u00ebrisht sot m\u00eb 14 shkurt, i d\u00ebrgon nj\u00eb dekret-propozim Kuvendit, p\u00ebr rizgjedhjen edhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb Guvernatorit aktual, pasi e \u201cvler\u00ebson politik\u00ebn e tij akomoduese p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen ekonomike\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb politika e licencimit dhe \u201cakomodimit\u201d pa asnj\u00eb mbik\u00ebqyrje t\u00eb institucioneve mashtruese financiare n\u00eb vend, ka sjell\u00eb duksh\u00ebm plag\u00eb sociale p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb asaj pjese m\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhoma e P\u00ebrmbaruesve i b\u00ebn thirrje gjith\u00eb opinionit publik t\u00eb refuzoj\u00eb dhe t\u00eb kall\u00ebzoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb organet kompetente mashtrimin q\u00eb i b\u00ebhet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201cP\u00ebrmbarimit\u201d nga letrat fotokopje, q\u00eb mbajn\u00eb jo adresa, por numra kutie postare.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhoma e P\u00ebrmbaruesve, u b\u00ebn thirrje bankave tregtare n\u00eb vend t\u00eb lirojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb mij\u00ebra qytetar\u00ebve, n\u00ebse n\u00eb shkresat me p\u00ebrmbajtje p\u00ebrmbarimore gjendet adresa mashtruese: Kutia Postare Nr. 7469 dhe t\u2019i denoncojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb ato para organeve kompetente.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhoma e P\u00ebrmbaruesve i lutet gjith\u00eb opinionin publik, t\u00eb mos ngat\u00ebrroj\u00eb p\u00ebrmbaruesit e ndersh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u2019i takosh personalisht n\u00eb \u00e7do moment t\u00eb dit\u00ebs, n\u00eb zyrat q\u00eb mbajn\u00eb logo dhe adresa publike, me Mashtruesit Publik\u00eb q\u00eb fshihen pas telefonatave anonime, kutive postare dhe zyrave pa em\u00ebr n\u00eb hyrje t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhoma Komb\u00ebtare akuzon publikisht Guvernatorin aktual t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr licencimin pa asnj\u00eb kriter ligjor t\u00eb disa institucioneve financiare jobanka dhe mikrokreditit n\u00eb vend dhe, mosmbik\u00ebqyrjen totale t\u00eb aktivitetit t\u00eb tyre, n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb Micro Credit Albania q\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me ADCA kan\u00eb shkaktuar p\u00ebr disa vite rresht, pasoja t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb jet\u00ebn sociale t\u00eb mij\u00ebra familjeve dhe qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhoma k\u00ebrkon nga Kryeministri dhe ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Prokuroria dhe Policia e Shtetit, t\u00eb marrin masa t\u00eb menj\u00ebhershme dhe t\u00eb ndalojn\u00eb sot, pa asnj\u00eb dit\u00eb vones\u00eb, pasojat e r\u00ebnda sociale q\u00eb ka shkaktuar dhe po shkakton fenomeni \u201cMbledhja e borxheve n\u00ebp\u00ebrmjet mashtrimit dhe shantazhit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7do dit\u00eb q\u00eb do t\u00eb kaloj\u00eb, pa veprime konkrete ligjore, do t\u00eb jet\u00eb von\u00eb dhe vones\u00eb e pajustifikuar para publikut dhe qytetarit q\u00eb pret zgjidhjen nga shteti brenda kuadrit ligjor dhe jo nga vet\u00ebgjyq\u00ebsia si mjet q\u00eb nuk njihet nga shoq\u00ebrit\u00eb demokratike!<\/p>\n\n\n\n<p><strong>14 Shkurt, 2022<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dhoma Komb\u00ebtare e P\u00ebrmbaruesve Gjyq\u00ebsor\u00eb Privat\u00eb<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dhoma e P\u00ebrmbaruesve u p\u00ebrpoq disa her\u00eb publikisht dhe institucionalisht t\u00eb v\u00ebmend\u00ebsoj\u00eb institucionet shtet\u00ebrore dhe ato ligjzbatuese n\u00eb vend p\u00ebr ndalimin e fenomenit \u201cMbledhja e borxheve n\u00ebp\u00ebrmjet mashtrimit dhe shantazhit\u201d. P\u00ebrve\u00e7 mediave dhe qytetar\u00ebve, asnj\u00eb organ publik shtet\u00ebror nuk l\u00ebvizi vendit p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar apo lexuar Thirrjet tona. As Guvernatori i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, as [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":218,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"ngg_post_thumbnail":0,"pgc_sgb_lightbox_settings":"","footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-216","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-njoftim"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/dhkpgjp.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/216","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/dhkpgjp.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/dhkpgjp.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dhkpgjp.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dhkpgjp.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=216"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/dhkpgjp.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/216\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":219,"href":"https:\/\/dhkpgjp.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/216\/revisions\/219"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dhkpgjp.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/218"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/dhkpgjp.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=216"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/dhkpgjp.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=216"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/dhkpgjp.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=216"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}