{"id":1018,"date":"2024-12-09T13:32:09","date_gmt":"2024-12-09T11:32:09","guid":{"rendered":"http:\/\/38.242.238.213\/?p=1018"},"modified":"2024-12-09T16:37:35","modified_gmt":"2024-12-09T14:37:35","slug":"leter-publike-9-dhjetor-2024-heshtja-qe-solli-padrejtesite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/dhkpgjp.al\/index.php\/2024\/12\/09\/leter-publike-9-dhjetor-2024-heshtja-qe-solli-padrejtesite\/","title":{"rendered":"LET\u00cbR PUBLIKE &#8211; 9 DHJETOR, 2024. HESHTJA Q\u00cb SOLLI PADREJT\u00cbSIT\u00cb"},"content":{"rendered":"<p>Dhoma e P\u00ebrmbarimit nuk reshti nga viti 2015 e n\u00eb vazhdim ta denoncoj\u00eb fenomenin e \u201cMashtrimit me kredi\u201d, por shteti n\u00eb gjith\u00eb zinxhirin e tij hierarkik bashk\u00eb me Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 HESHTI!<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb letra e pest\u00eb publike, n\u00eb t\u00eb pestin vit rresht, q\u00eb ne e drejtojm\u00eb si thirrje publike.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb dhjetor 2020<\/strong> denoncuam publikisht \u201cZhvatjen p\u00ebrmes kredis\u00eb\u201d duke i b\u00ebr\u00eb thirrje Kryeministrit t\u00eb aktivizonte t\u00eb gjitha instrumentet shtet\u00ebrore p\u00ebr mbrojtjen e interesave t\u00eb mij\u00ebra qytetar\u00ebve, q\u00eb kishin r\u00ebn\u00eb pre e mashtrimit financiar. I thirr\u00ebm ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerrte veprime konkrete dhe t\u00eb mos \u201cflinte gjum\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa mij\u00ebra qytetar\u00eb t\u00eb mashtruar prisnin zgjidhje p\u00ebr hallin e tyre me syt\u00eb nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>I thirr\u00ebm n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, prokuroris\u00eb q\u00eb duhej, p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb zbardhte me themel k\u00ebt\u00eb mashtrim publik, t\u00eb nd\u00ebrmerrte pa vones\u00eb veprime efektive p\u00ebr t\u00eb ndaluar maskarad\u00ebn financiare q\u00eb po vijonte intensivisht, megjith\u00ebse po hetohej e megjith\u00ebse ishte koh\u00eb pandemie.<\/p>\n<p>THIRRJA E TREFISHT\u00cb NUK MORI ASNJ\u00cb P\u00cbRGJIGJE!<\/p>\n<p><strong>N\u00eb gusht 2021<\/strong> u drejtuam nj\u00eb tjet\u00ebr thirrje publike institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse shtet\u00ebrore, q\u00eb ato t\u00eb reagonin menj\u00ebher\u00eb dhe t\u00eb merrnin masa p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb nga skema e mashtrimit, q\u00eb po krijonte pasoja t\u00eb r\u00ebnda sociale.<\/p>\n<p>ASNJ\u00cb P\u00cbRGJIGJE!<\/p>\n<p><strong>M\u00eb 14 shkurt 2022<\/strong> thirr\u00ebm m\u00eb fort kur d\u00ebrguam komunikat\u00ebn me titull \u201cFatet e mij\u00ebra shqiptar\u00ebve mbyllur n\u00eb kutin\u00eb postare nr. 7469 &#8211; Akuz\u00eb publike p\u00ebr lejimin e mashtrimit publik\u201d.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb thirrje publike ne \u201cb\u00ebrtit\u00ebm\u201d pse kjo skem\u00eb mashtrimi nuk po ndalohej nga askush, pavar\u00ebsisht demaskimeve mediatike, denoncimeve apo historive t\u00eb dhimbshme t\u00eb qindra qytetar\u00ebve, teksa mashtrimi po kthehej n\u00eb \u201cbumerang\u201d p\u00ebr gjith\u00eb sistemin bankar n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Ne u b\u00ebm\u00eb thirrje bankave t\u00eb lironin menj\u00ebher\u00eb llogarit\u00eb e mij\u00ebra qytetar\u00ebve t\u00eb mashtruar dhe akuzuam publikisht Guvernatorin e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr licencimin pa asnj\u00eb kriter ligjor t\u00eb disa institucioneve financiare jobanka dhe p\u00ebr mosmbik\u00ebqyrjen totale t\u00eb aktivitetit t\u00eb tyre, n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb Micro Credit Albania q\u00eb kishte shkaktuar pasoja t\u00eb r\u00ebnda ndaj mij\u00ebra familjeve dhe qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Ne k\u00ebrkuam q\u00eb Kryeministri dhe ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Prokuroria dhe Policia e Shtetit t\u00eb merrnin masa t\u00eb menj\u00ebhershme dhe t\u00eb ndalonin pa asnj\u00eb dit\u00eb vones\u00eb pasojat e r\u00ebnda sociale q\u00eb po shkaktonte fenomeni i mbledhjes s\u00eb borxheve n\u00ebp\u00ebrmjet mashtrimit dhe shantazhit.<\/p>\n<p>P\u00cbRS\u00cbRI HESHTJE SHTET\u00cbRORE \u2013 ASNJ\u00cb P\u00cbRGJIGJE! MADJE MASHTRIMI PUBLIK N\u00cb DY VITET E ARDHSHME DO T\u00cb SHUM\u00cbFISHOHEJ.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb 14 n\u00ebntor 2023<\/strong> iu drejtuam p\u00ebrs\u00ebri mediave dhe institucioneve me komunikat\u00ebn \u201cStop ankandeve mashtruese\u201d.<\/p>\n<p>Kjo komunikat\u00eb u shoq\u00ebrua me nj\u00eb evidenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb provash. Mij\u00ebra ankande fiktive ishin afishuar \u00a0n\u00eb stendat e 61 bashkive t\u00eb vendit. Skema e mashtrimit kishte funksionuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte, pa u penguar nga askush: viktimave t\u00eb \u201cMashtrimit me kredi\u201d po u rr\u00ebmbeheshin pronat!<\/p>\n<p>Ne k\u00ebrkuam q\u00eb Kryeministri, ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb dhe Prokuroria e Shtetit t\u00eb merrnin masa urgjente dhe t\u00eb ndalonin pa asnj\u00eb dit\u00eb vones\u00eb k\u00ebt\u00eb mashtrim masiv me pronat e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>HESHTJA SHTET\u00cbRORE ISHTE P\u00cbRGJIGJJA E RADH\u00cbS NDAJ REAGIMIT TON\u00cb PUBLIK!<\/p>\n<p>Shteti heshti! Institucionet mbyll\u00ebn syt\u00eb, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebve iu rr\u00ebmbye dinjiteti, prona dhe n\u00eb nj\u00eb rast vet\u00eb jeta. Pal Trashaj nuk u vet\u00ebflijua p\u00ebr pronat t\u00eb cilat ende sot i ka t\u00eb sekuestruara, por p\u00ebr dinjitetin e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur, nga shteti q\u00eb heshti, q\u00eb\u00a0nuk e p\u00ebrfilli, nuk e d\u00ebgjoi.<\/p>\n<p>Padrejt\u00ebsia nuk helmoi vet\u00ebm Palin, por gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs para pak dit\u00ebsh transferoi hetimin n\u00eb SPAK. Mashtruesit publik\u00eb i konsideroi nj\u00eb grup t\u00eb strukturuar kriminal q\u00eb funksionoi p\u00ebr n\u00ebnt\u00eb vjet. Pra, mashtrimi lul\u00ebzoi n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e indiferenc\u00ebs shtet\u00ebrore p\u00ebr n\u00ebnt\u00eb vjet pa u ndalur nga askush, derisa e v\u00ebrteta doli n\u00eb drit\u00eb dhe drejt\u00ebsia u detyrua t\u00eb vepronte tej \u00e7do vonese t\u00eb paarsyeshme, sepse ne nuk hesht\u00ebm!<\/p>\n<p>\u00c7do let\u00ebr e dal\u00eb nga Dhoma e P\u00ebrmbarimit nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb dokument \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e heshtjes s\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb institucioneve. N\u00ebse num\u00ebrohen nj\u00eb nga nj\u00eb, k\u00ebto letra mund t\u00eb kthehen n\u00eb akuza penale p\u00ebr shum\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt, me vet\u00ebdije, zgjodh\u00ebn t\u00eb heshtnin p\u00ebrball\u00eb padrejt\u00ebsive dhe mashtrimit q\u00eb po u ndodhte p\u00ebr n\u00ebnt\u00eb vjet qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nga sot, ne do t\u00eb fillojm\u00eb publikimin e tyre dhe nuk do t\u00eb ndalemi derisa \u00e7do padrejt\u00ebsi e injoruar t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje. <a href=\"http:\/\/38.242.238.213\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Shkresa-4.12.2024-Prokurorise-KM-MD-BSH-PRESIDENTIT.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong><em>(Shkres\u00eb prokuroris\u00eb &#8211; 4 dhjetor 2024)<\/em><\/strong><\/a><\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj letre publike, ne u b\u00ebjm\u00eb thirrje autoriteteve shtet\u00ebrore t\u00eb heqin dor\u00eb nga gjetja e alibive \u201cligjore\u201d dhe \u201crregullatore\u201d dhe t\u00eb p\u00ebrballen me p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb ligji i p\u00ebrmbarimit, as rregulloret e veprimtaris\u00eb bankare q\u00eb shkaktuan krimin masiv financiar. Heshtja dhe indiferenca e tyre, po.<\/p>\n<p>I b\u00ebjm\u00eb thirrje Kryeministrit t\u00eb gjej\u00eb koh\u00ebn, jo vet\u00ebm p\u00ebr podkastin e radh\u00ebs, por edhe p\u00ebr t\u00eb pyetur dhe kuptuar \u00e7far\u00eb ka ndodhur realisht me fenomenin e mikrokredive n\u00eb Shqip\u00ebri. Si ndodhi q\u00eb, me nj\u00eb klik nga \u201cKulla\u201d e Kadastr\u00ebs digjitale \u2013 miliona euro prona u sekuestruan, shum\u00eb u tjet\u00ebrsuan dhe mij\u00ebra qytetar\u00eb shqiptar\u00eb u kthyen n\u00eb viktima t\u00eb mashtrimit t\u00eb nj\u00eb organizate kriminale \u2013 q\u00eb gjet\u00ebn bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb brenda n\u00eb shtet?<\/p>\n<p>I b\u00ebjm\u00eb thirrje ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb gjej\u00eb koh\u00ebn q\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 filmave me Blerim Destanin, t\u00eb shoh\u00eb edhe \u00a0\u00e7\u2019po ndodh me sh\u00ebrbimin p\u00ebrmbarimor shqiptar, p\u00ebrse po shkat\u00ebrrohet si n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb rajonit dhe Evrop\u00ebs. P\u00ebrse nga nj\u00eb histori suksesi n\u00eb 2013-\u00ebn p\u00ebrmbarimi privat po kthehet n\u00eb nj\u00eb histori d\u00ebshtimi dhe falimentimi pas dhjet\u00eb vjet\u00ebsh?<\/p>\n<p>I b\u00ebjm\u00eb thirrje Guvernatorit t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb mos tregoj\u00eb me gisht p\u00ebrmbarimin p\u00ebr skandalin, por bankier\u00ebt e mikrokredive q\u00eb u krijuan n\u00eb laboratorin e BSH. N\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs bankier\u00ebt nuk krijohen me rregullore, por me ligj. E kund\u00ebrta ndodhi n\u00eb Shqip\u00ebri, ku\u00a0 dy \u201cmikrobanka\u201d soll\u00ebn nj\u00eb \u201cmegad\u00ebm\u201d q\u00eb nuk po llogaritet dot as nga ju, as nga hetimi disavje\u00e7ar.<\/p>\n<p>U b\u00ebjm\u00eb thirrje edhe atyre q\u00eb muajt e fundit gjet\u00ebn kuraj\u00ebn t\u00eb na etiketonin t\u00eb gjith\u00ebve si \u201cband\u00eb\u201d t\u00eb heshtin nga sot. Nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb e t\u00ebr\u00eb, \u201cband\u00eb\u201d se disa zgjedhin t\u00eb b\u00ebhen bandit\u00eb. Qoft\u00eb kjo organizat\u00eb politike, mediatike apo profesionale juridike. Nuk mund t\u00eb jen\u00eb bandit\u00eb t\u00eb gjith\u00eb noter\u00ebt, avokat\u00ebt, ekspert\u00ebt, politikan\u00ebt, gjyqtar\u00ebt dhe gazetar\u00ebt se disa syresh dalin t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Ne u b\u00ebjm\u00eb thirrje edhe bankier\u00ebve t\u00eb mikrofinanc\u00ebs q\u00eb po hetohen, bashk\u00eb me ta edhe p\u00ebrmbaruesve t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast harruan betimin dhe shit\u00ebn shpirtin m\u00eb shum\u00eb sesa vul\u00ebn, t\u00eb mos heshtin \u2013 por t\u00eb tregojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e gjith\u00eb k\u00ebtyre 9 viteve para organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. T\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e k\u00ebsaj historie shum\u00ebvje\u00e7are mashtrimi bashk\u00eb me \u201cAksioner\u00ebt\u201d e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta juaj do t\u00eb ndihmonte p\u00ebr ringritjen e imazhit t\u00eb rr\u00ebnuar t\u00eb nj\u00eb armate p\u00ebrmbaruesish, avokat\u00ebsh, noter\u00ebsh dhe ekspert\u00ebsh t\u00eb ndersh\u00ebm, por m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb leht\u00ebsonte mij\u00ebra shqiptar\u00eb t\u00eb grabitur, q\u00eb sot enden rrug\u00ebve, t\u00eb \u00e7orientuar dhe t\u00eb pashpres\u00eb.<\/p>\n<p>Ne nuk do t\u00eb heshtim p\u00ebrball\u00eb padrejt\u00ebsive q\u00eb po r\u00ebndojn\u00eb mbi qytetar\u00ebt dhe po minojn\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb ekzekutimit n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00c7do dit\u00eb, \u00e7do jav\u00eb, \u00e7do muaj, ne do t\u00eb flasim dhe ftojm\u00eb median t\u00eb na d\u00ebgjoj\u00eb dhe t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb.<\/p>\n<p>Bashk\u00eb, le t\u00eb b\u00ebhemi nj\u00eb z\u00eb i vet\u00ebm kund\u00ebr padrejt\u00ebsis\u00eb!<\/p>\n<p><strong><em>DHOMA KOMB\u00cbTARE E P\u00cbRMBARUESVE GJYQ\u00cbSOR\u00cb PRIVAT\u00cb<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dhoma e P\u00ebrmbarimit nuk reshti nga viti 2015 e n\u00eb vazhdim ta denoncoj\u00eb fenomenin e \u201cMashtrimit me kredi\u201d, por shteti n\u00eb gjith\u00eb zinxhirin e tij hierarkik bashk\u00eb me Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 HESHTI! Kjo \u00ebsht\u00eb letra e pest\u00eb publike, n\u00eb t\u00eb pestin vit rresht, q\u00eb ne e drejtojm\u00eb si thirrje publike. N\u00eb dhjetor 2020 denoncuam [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":787,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"ngg_post_thumbnail":0,"pgc_sgb_lightbox_settings":"","footnotes":""},"categories":[8,6],"tags":[],"class_list":["post-1018","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-komunikate","category-lajm"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/dhkpgjp.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1018","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/dhkpgjp.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/dhkpgjp.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dhkpgjp.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dhkpgjp.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1018"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/dhkpgjp.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1018\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1021,"href":"https:\/\/dhkpgjp.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1018\/revisions\/1021"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dhkpgjp.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/787"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/dhkpgjp.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1018"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/dhkpgjp.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1018"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/dhkpgjp.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1018"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}