Bazuar në propozimin dhe vendimmarrjen e Këshillit Drejtues të Dhomës, datë 16.1.2026, mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të DHKPGJP – thirret dhe do të zhvillohet në datën 7.2.2026 (ditë e shtunë), ora 11:00.
Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme do të mbahet në sallën e konferencave të Ministrisë së Drejtësisë.
Axhenda dhe rendi i ditës së mbledhjes do të shpërndahet jo më vonë së data 6.2.2026.
Stafi administrativ i Dhomës të marrë masat për njoftimin e zhvillimit të mbledhjes dhe konfirmimin e pjesëmarrjes në datën dhe orën e caktuar.
Ky njoftim publikohet në faqen zyrtare të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë.
KRYETARI I DHOMËS
TEDI MALAVECI