Bazuar në kërkesat e ligjit nr. 26/2019 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat” dhe udhëzimin nr. 11, datë 17.7.2020 të ministrit të Drejtësisë “Për miratimin e rregullave për modalitetet, afatet dhe mënyrën e caktimit të përmbaruesit gjyqësor privat zëvendësues”, njoftojmë përmbaruesit për t`u përfshirë në procesin “Shprehje të interesit për të qenë përmbarues gjyqësor privat zëvendësues për vitin 2026”.

Kërkesat për shprehjen e interesit dorëzohen brenda datës 28 janar 2026, në formë elektronike, me postë, apo personalisht pranë DHKPGJP, sipas formularit.

Miratimi i “Listës së përmbaruesve gjyqësorë privatë zëvendësues për vitin 2026”, do të bëhet nga DHKPGJP brenda datës 7.2.2026.